Agron Tufa, në klubin letrar "Scriptum n Sonus"
1/1Agron Tufa, në klubin letrar Scriptum n Sonus
About
Më datë 21 tetor nisi rrugëtimi i klubit letrar "Scriptum n Sonus", që do të bashkoj të gjithë ata që e duan librin. I pari i ftuar në ambjentet e qoshkut të librave "E përshtatshme" ishte profesor Agron Tufa. Romani për të cilin folëm ishte "Mërkuna e zezë" i shpallur si më i miri i vitit 2017.
Profesori hodhi dritë mbi kodet që lexuesi i ka të vështirë ti dekodifikojë duke e nisur rrëfimin që nga misticizmi. Më tej, Tufa na tregoi për shpirtëzimin e personazhit të quajtur Guri. Profesori ndau me të pranishmit eksperiencën e tij me trillet, që jo rrallë herë kanë pasur esenca të reales. Interes tek të rinjtë ngjalli orientimi për teknikat e të shkruarit, si dhe fjala që profesori u drejtoi të rinjve për të lexuar sa më shumë. Eventi përkonte me mbrëmjen letrare që tetë vite më parë e kishte gjetur së bashku me të shoqen Elvanën, në po të njëjtin ambjent duke folur për letërsinë.
Egla Xhemali
Comments
Be the first to comment
There aren't any comments on this content yet. Start the conversation!